Zbulo të panjohurën

21 vjet nga masakra në Reçak, kjo video do t’ju coptojë zemrën

Sa herë që përkujtohet masakra e Reçakut na bie ndërmend edhe vajtimi i këtij voglushi që forcat serbe ia vranë të afërmit.

Masakra e 15 janarit e vitit 1999, njihet si ngjarja e cila ndryshoi fatin e Kosovës gjatë luftës së fundit.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe, të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

 

Në atë ditë në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Të nesërmën me 16 janar, kishin arritur edhe mediat ndërkombëtare të cilat përcollën pamjet që tmerruan gjithë botën, ndërsa një nga pamjet më të dhimbshme ishte ajo e një fëmiju i cili shihet duke qarë tek sa sheh familjarët e tij të vrarë, shkruan Magazina.al

“S’kem çka me ba o bab” dëgjohet duke thënë disa herë me dhimbje fëmija i filmuar nga mediat e huaja, ashtu sic shihet edhe në këto pamje më poshtë./Magazina.al/

VIDEO