Zbulo të panjohurën

Pas reagimit që bëri për lidhjen me miliarderin indian, Agnesa Vuthaj bëhet pishman!

Gjatë ditës së djeshne Magazina.al ka raportuar për lidhjen e Agnesa Vuthajt me miliarderin indian.

Mëngjesin e ditës së djeshme në media u raportua se Agnesa Vuthaj është në lidhje dashurie me një 57 vjeçar, miliarder indian, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, në orët e mbrëmjes ish Miss Kosova reagoi duke thënë se në këtë mes nuk kishte asgjë të vërtetë.

Vuthaj pranoi se punonte për kompaninë e tij, por ajo u shpreh se familjen e tij e kishte si të dytë, dhe se në shumë prej takimeve që kanë pasur ka qenë prezente dhe gruaja e miliarderit indian.

Madje ajo u shpreh se bashkë me të po ndihmojnë që Nigeria të njohë shtetin e Kosovë.

Por, çfarë po ndodhë tani?

Ende pa kaluar 24 orë, ish Miss Kosova është bërë pishman për gjithë çfarë tha.

Agnesa Vuthaj tashmë ka larguar nga faqja e saj reagimin e gjatë që bëri mbrëmë, duke e fshirë gjithë postimin që kishte shkruar për arsye ende të pa ditura.