Zbulo të panjohurën

Mbytet në liqen një 16 vjeçar

Mbytet në liqen një 16 vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në Kukës, ku një 16 vjeçar është mbytur në liqen. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhoc në Hanin e Laçit, dhe viktimë ka mbetur adoleshenti me inicialet L.G. Ky I fundit kishte shkuar për t’u larë, por është mbytur.

Në liqen në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.“, njofton policia.