Zbulo të panjohurën

A ju duket edhe juve janari muaji më depresiv i vitit? Mësojeni si ta gjeni motivin

Janari është muaji i cili të gjithëve mund të na zërë me një listë të gjatë të gjërave, të cilat i kemi në mendje për një fillim vit.

Premtime të pafundme, e një listë e gjatë dëshirash për të rindërtuar stilin e jetës, janë po ashtu plane të këtij muaji.

Ani pse, kjo mund të duket motivuese, shumë studime tregojnë se kjo nuk është gjithmonë mënyra më efektive.

Për të filluar një vit me këmbë të mbarë, ka mënyra nga më të ndryshmet thonë psikologët, raporton emisioni #gjesi në T7.

Kështu, edhe fillimi i vitit të ri me energji pozitive, ndikon në jetën e secilit prej nesh dhe është me shumë rëndësi që të nis mbarë.