Zbulo të panjohurën

Adrola Dushi shfaqet joshëse me bikini nga pishina

Për vite ndërton karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku punon si modele dhe ku ka arritur të bëjë emër aq sa për t’u njohur nga shumë marka të mëdha botërore.

Adrola Dushi e cila cilësohet edhe si një nga vajzat më të bukura shqiptare, shquhet për thjeshtësinë e saj dhe për jetën si nënë e një fëmije të cilin e rrit e vetme.

© Adrola Dushi me djalin e saj | Instagram

Ajo mbrëmë ka sjellë një imazh në llogarinë e saj në “Instagram”, ku u pa duke pozuar në një pishinë të vogël me çka vuri në pah bukurinë e saj natyrale, duke u shfaqur pa asnjë pikë grimi në fytyrë.

Adrola kishte vendosur ta ndante këtë imazh me gati 300-mijë dashamirët e saj, gjersa vuri në pah linjat trupore në bikinet e zeza të cilat kishin një vijë të ndarë, çka i lejonin të tregonte sa më shumë nga lëkura e saj.

Adrola Dushi
© Adrola Dushi | Instagram

Në qafën e saj po pushonin dy aksesorë të hollë të cilët mezi vërehen në këtë imazh shkaku i ambientit të errët ku është realizuar.

Për t’i mbajtur gjithmonë të përditësuar, Dushi ka nxjerrë edhe sonte një imazh tjetër në “Instagram” veçse këtu është shfaqur me një grim të lehtë dhe fokusin kryesorë e ka çuar në fytyrë e jo në linjat trupore.

© Adrola Dushi | Instagram

Hera e fundit që Dushi, e cila mbanë titullin “Miss Universe Albania 2012“, pat bërë bujë në media ishte në fillim të muajit maj 2020, kur bëri të ditur që brendi i njohur i kozmetikës “MAC” e kishte vendosur në ballinën e faqes së saj në Internet foton e saj.

Vlen të theksohet se bukuria dhe linjat trupore bëjnë që ajo të jetë njëra nga modelet më të kërkuara për paraqitje në sfilata mode e produkte të makijazhit./Objektiv/