Zbulo të panjohurën

Afër 2 mijë e 400 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2 mijë e 378.

Kosova që nga 13 marsi kur shënoi dy rastet e para me koronavirus e deri më tani ka konfirmuar gjithsej 14 mijë e 763 të infektuar, prej tyre 11 mijë e 784 janë shëruar.

Nga ky virus deri tani kanë vdekur 601 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, numri i rasteve të reja me COVID-19 në vend ka pësuar rënie. IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 71 raste të reja me koronavirus