Zbulo të panjohurën

Albin Kurti kujton vdekjen e Skenderbeut, qytetari i bën një koment epik (Foto)

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kujtuar sot me një postim 552 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar GJergj Kastrioti Skenderbu.

Në një postim në facebook, Kurti ka shkruar gjër e gjatë për heroizmin e Skenderbeut, ndërsa ka thënë se vlerat njerëzore e politike të asaj kohe mund të përdoren për frymëzim edhe sot.

Por në këtë postim për Skenderbeun, një qytetar ia ka lën një koment epik, e që lidhet me tentimin e tij për ta bërë Qeverinë e re me LDK-në.

“Bone more qeverinë se ky I ka kry punt e veta”, ka qenë komenti i qytetarit, transmeton Magazina.al

Sigurisht që qytetari ende nuk ka marrë përgjigje për këtë, ashtu siç po presin të gjithë për formimin e qeverisë së re./Magazina.al/