Zbulo të panjohurën

Albin Kurti paralajmeron tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Albin Kurti, kryetar i LVV-se, ka paralajmeruar nje tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor. Permes nje postimi ne FB, Kurti ka thene se nga data 10 qershor deri ne 17 qershor do te filloje java e LVV-se, raporton Magazina.al

Postimi i Kurtit:

Në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor.

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…