Zbulo të panjohurën

Alesia Bami shpall fejesën në moshën 20-vjeçare me pasanikun, ai i bleu dyqan dhe restorant luksoz

Alesia Bami është një nga ish-velinat e komentuara të showbizz-it shqiptar, e cila tashmë është në grupin e prezantueseve të programit e “E Diell” në “Top Channel”. Së fundi, në rubrikën “Trotuar” të këtij emisioni të të dielave, moderatori Edi Manushi zbuloi se Alesia do të fejohet së shpejti.

Pas deklaratës së Manushit, edhe vetë Alesia e pranoi faktin se po hedh një hap të rëndësishëm në jetë, ndërkohë që është vetëm 20 vjeçe.

Ajo deklaroi publikisht se është në një lidhje dashurie, por pa zbuluar identitetin e të dashurit, duke preferuar ta mbajë dhe për pak kohë sekret.

“Ka zëra se do fejohesh”, – i tha Manushi, ndërsa Alesia duke qeshur ia ktheu: “Do fejohem, do fejohem”.

E ndërkohë që ajo po e mban sekret, lind pyetja se kush është djali që do t’i vendosë në gisht unazën e fejesës gjatë një ceremonie familjare pas karantinës?

Miqtë dhe ndjekësit kanë zbuluar se bëhet fjalë për një djalë të pasur. Ai madje i dha asaj statusin e pronares, ndoshta më të re në Shqipëri, duke i blerë një dyqan fustanesh eventesh në periferi të Tiranës dhe një restorant luksoz.

Kështu, ish-velina e “Stop”, tashmë me dy biznese, pret daljen plotësisht nga karantina për rifillimin e punës dhe celebrimin e fejesës me djalin e pasur. Dyqanin që mban emrin e saj e hapi disa muaj më parë, ndërsa për restorantin kishte planifikuar edhe një ceremoni inauguruese.

Alesia u largua përfundimisht nga emisioni “Stop” dhe nga “Klan Tv” sezonin e kaluar dhe duket se ai largim paksa “i hidhur” i hapi dyer të reja ish-velinës. Ajo bëri bujë me ikjen e saj nga emisioni satiro-investigativ “Stop”, largim që i eci mirë sepse e shikojmë të angazhuar në disa projekte.

Së pari, ajo u përfshi direkt si balerinë në emisionin “E diell” në “Top Channel” në krah të Edi Manushit dhe krahas këtij angazhimi në ekran, ajo realizoi ëndrrën e saj për të pasur biznese dhe për të qenë pronare, edhe pse është vetëm 20 vjeçe. Në një mbrëmje inauguruese për dyqanin të organizuar në Tiranë, Alesia e prezantoi biznesin personal në prani të familjarëve të saj, që përbëhet nga prindërit dhe vëllai.

Kujtojmë që Alesia Bamin e pushuan nga puna në “Stop”, pasi sipas saj nuk mori leje te drejtuesit për një intervistë që dha në televizionin “Top Channel”. Ajo deklaroi se “u hodh në rrugë” nga produksioni i programit investigativ, por “Top Channel” mendoi që të mos e linte në baltë balerinën Bami, duke i ofruar asaj një vend pune brenda një kohe të shkurtër.

Ai që i zgjati dorën për t’ia shtuar grupit të prezantueseve seksi të “E diell” ishte pikërisht Edi Manushi, i cili mori dhe ekskluzivitetin e lajmit të fejesës së saj. Alesia u bë pjesë e këtij emisioni të të dielave në rubrikën e lotarisë, që i bashkëngjitej programit. Alesia iu bashkua klubit të vajzave në krah të Edi Manushit, mes të cilave: Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca, blogerja nga Prishtina, që zëvendësoi këngëtaren Jonida Maliqi, e cila u tërhoq nga “E diell” për shkak të angazhimit në Festivalin Europian.

Vetë Alesia deklaroi se e pushuan nga puna me një mesazh telefonik nga programi investigativ “Stop”, për arsyen e vetme se kishte shkuar të jepte intervistë në televizionin konkurrent të drekës, që moderohet nga Bieta Sulo. Alesia Bami njihej si velina e “Stop”, e cila paralelisht angazhohej edhe si fotomodele. Pas ikjes nga “Klan”, Alesia e kapi shpejt veten, duke bërë të tjera plane për jetën.

Brenda natës që nuk u shfaq në “Stop”, ajo postoi në “Instagram” foton e veshur si nuse me vello, ku paralajmëronte plane të tjera dhe të mëdha për veten. Foton në fjalë e shoqëroi me statusin për veten: “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”. Ndërkohë, ajo hapjen e biznesit të ri e ka shoqëruar me një set fotosh artistike, ku pozon në natyrë me fustane mbrëmjeje.

Moderatorja shquhet edhe për fotot superseksi që poston shpesh me bikini në rrjete sociale.

JETA PREJ PRINCESHE E MODERATORES SEKSI

E komentuar për luksin, ish-velina ka folur edhe për shpenzimet e saj mujore e ftuar në emisionin “E diell”. Ajo rrëfeu pak kohë mëparë se rroga e saj e parë në televizion ka qenë 300 mijë lekë dhe u kërkonte lekë prindërve. Ndërsa në një rast tjetër tha se e kalonte muajin edhe me 400 mijë lekë.

Por kjo deklaratë u vu në dyshim nga moderatori Edi Manushi, i cili i kërkoi të hiqte këpucët për të parë markën dhe i kafshoi orën për të vërtetuar nëse ishte prej floriri. “Jam mësuar ta kaloj muajin edhe me pak lekë. Kur kam qenë më e vogël, rroga ime në televizion ishte 300 mijë lekë dhe nuk më dilte. Jetoja me prindërit dhe kisha edhe ndihmën e tyre. Kërkoja nga ata. Sot duke e parë mund të jetoj edhe me 400 mijë lekë”, deklaroi ajo.

Edi Manushi ndërhyri duke i thënë: “Stop, hiqi këpucët, do ta bëj tani llogarinë ty. E kam ndarë mendjen. Këpucët 600 euro. Ora (pasi e kafshon me dhëmbë) flori, diamant”.

“Epo mos na nxirr kështu tani. Po thosha më e keqja fare, mund ta kaloj edhe me 400 mijë lekë. Se gjithçka është te mënyra e menaxhimit të lekëve. Nëse shpenzon aty ku duhet, normalisht e kalon dhe me më pak lekë. Shpenzoj për gjëra të rëndësishme për veten”, u shpreh ajo, e vënë në siklet nga habia e të pranishmëve se ku i gjente kaq shumë para për blerje luksoze një vajzë vetëm 20-vjeçare si ajo.