Zbulo të panjohurën

‘Anna’ që i mori Robertin, kush është modelja seksi të cilës i “lutet” Nora

Tradhti e pendesë në telenovelën pas divorcit VIP më të bujshëm të viti 2019-të mes këngëtarëve Kënga mban titullin “Anna” dhe flet për historinë e një tradhtie në çift.

‘Anna’ është vajza që përpiqet t’i marrë partnerin Norës, që në klip interpretohet nga Gjiko, por që flitet se është një dedikim i pastër për Robert Berishën, partnerin prej 13 vitesh, me të cilën ka një vajzë.

Këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar bashkëpunimin me Gjikon, një këngë që po pritej me padurim nga fansat që kur dyshja e njoftoi me anë të postimeve në rrjete sociale. Kënga mban titullin “Anna” dhe flet për historinë e një tradhtie. ‘Anna’ është vajza që përpiqet t’i marrë partnerin Norës.

“O Anna, dashninë tem ti mos e merr, e di që mundesh, po s’është ‘fair’ (e drejtë)”, janë një pjesë e vargjeve që artikulon Nora në këngë. E ndërkohë që marrëdhënia e Norës me Robertin është akoma e paqartë nëse janë bashkë apo jo, po flitet se vajza së cilës ai i dedikon këtë këngë, është modelja shqiptare që jeton në Amerikë, Jessika Kadiu.

Në skenat e klipit të Norës, shihet një vajzë që duket kopja e Jessicës, vajza me të cilën Roberti u fotografua duke pushuar në plazhet e Turqisë. Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ishte një nga lajmet rozë më të komentuara të këtij viti.

Për të mos i lënë hapësirë “gojëve të liga”, ishte vetë këngëtari shqiptar që vendosi ta ndajë me të gjithë lajmin e bujshëm të ndarjes nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi, me të cilën ai ka edhe një vajzë, Renee. Nga ana tjetër, duket më interesante faza post-divorc.

Para Norës, ishte vetë Roberti që u tha se i dedikoi Norës këngën “Ajo nuk është unë”, me të cilën konkurroi në Festivalin e 58- të të Këngës në RTSH. I ftuar në “Aperi Fest”, gjatë bisedës spontane me gazetarin Eni Shehu, Roberti nuk mundi t’u shpëtonte dot pyetjeve provokuese të Enit, i cili e ngacmoi për marrëdhënien mes tij dhe ish-partneres se tij këngëtare, Nora Istrefi dhe nëse ishte kjo këngë një dedikim për të?

Ai la të kuptohet se kush do ta kuptojë ashtu, le ta kuptojë, s’është punë për të. Ndër të tjera, ai tregoi se vazhdon të ketë kontakte të vazhdueshme me Norën pas divorcit, pasi njoftoi se ajo ka gati për të publikuar një këngë mjaft të mirë.

Divorci i tyre ishte më i bujshmi për vitin 2019 në botën e showbizit pasi kishin një histori të gjatë 13-vjeçare dhe janë tashmë prindër të vajzës së tyre, Renee./Panorama.al

View this post on Instagram

👁👁

A post shared by Jessica Kadiu (@jesskadiu) on