Avdyli e quan Mustafën komunist të Jugosllavisë dhe BRSS’së: Ti je shkolluar në Kumorvc, Osmani në Amerikë
Kjo erdhi pasi Mustafa e akuzoi Vjosa Osmanin se ka përdorur gjuhë komuniste në një status në Facebook ndaj tij.
“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, shkroi Avdyli në Facebook.