Zbulo të panjohurën

Big Mama nudo, e mbuluar veç me pallto…trupi si peshk

Një vit me përplot sfida ishte 2019-ta për këngëtaren dhe prezantuesen nga Maqedonia, Big Mama.

Kjo ngase ajo para pak muajve humbi babanë e saj, ndërsa lajmin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, duke bërë kështu një shkrim të gjatë emocional për të.

Ndërkohë, kur tani po e mbyllim këtë vit, Besiana Kasami (emri i vërtetë i Big Mamas), ka realizuar një set të veçantë fotografik.

Ajo pozon e mbuluar vetëm me një pallto, teksa nuk e kursen anën e saj sensuale, duke e bërë të duket edhe më tërheqëse me flokët e zeza.

“Hajt mirëmëngjesi me një foto, për mëngjesin e fundit të këtij viti. Udha mabrë 2019”, ka shkruar mes të tjerash artistja shqiptare.

Zeshkania po ashtu u komplimentua për dukjen edhe nga fansat, të cilët përcjellin çdo aktivitet të këngëtares Kasami.

Sa i përket projekteve muzikore, ripërpunimi i këngës “Akoma të du” nga Bertan Asllani mbetet realizimi i fundit muzikor i artistes për këtë vit.