Zbulo të panjohurën

“Butrint Imeri, personazhi më i keq në “Shiko Kush Luan” – Aktori shqiptar flet i zhgënjyer për këngëtarin

Dy ditë më parë ishte dhe fundi i emisionit “Shiko Kush Luan” për këtë sezon, ku pjesë e lojërave të ndryshme u bënë dhe vet udhëheqësit e këtij emisioni.

Flori Binaj iu përgjigj pyetjeve që ishin pjesë e lojës, e në mesin e tyre dhe ajo të zgjedhte personazhin më të keq që ka qenë i ftuar në emision.

Aktori shqiptar nuk e kishte problem të thoshte një emër, madje e tha me zë të lartë personin i cili e ka acaruar më shumë.

“E them publikisht se është Butrint Imeri. Ka pas aq shumë të zhgënjyer edhe këtu në publik sa thoshin “yy ky qenka Butrint Imeri”, tha Flori Binaj.

Ndërsa si më të mirët ai zgjodhi, Naim dhe Mihrije Brahën për sportivitetin që i karakterizon./gazetablic/