Zbulo te panjohurën

Bytyqi thotë se MASHT-i nuk është fajtor për dështimin në PISA

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqyri Bytyqi, ka thënë se në këtë mandat që ai ka udhëhequr, nuk është fajtor ministria, pasi që sipas tij, nuk kanë pasur kohë që të përgatiten.

Në një konferencë për medie, Bytyqi ka thënë se për këtë rezultat të testit PISA duhet të gjendet fajtori dhe se më së paku MASHT-i është përgjegjës, pasi siç theksoi ai, nuk kanë pasur kohë që të përgatiten për këtë test, raporton lajmi.net.

Ai ka sqaruar pse ka deklaruar që këtë vit presin rezultate më të mira nga PISA këtë vit.

“Nga çka kemi thënë se ne presim rezultate më të mira dhe sot ka disa përmirësime më të mira. Dhe ketë e kemi thënë sepse organizimi ka qenë më i mirë. Tani se kush është përgjegjës ne duhet të diskutojmë në tërësi sepse më së pakti jemi ne, sepse e kemi marrë në kohën vetëm tre muaj para testit. Ne duhet ta shikojmë sistemin arsimor, sepse ky test bëhet në shkollë. Duhet të shikojmë të merremi me kurrikula”, theksoi Bytyqi.