Zbulo të panjohurën

Çfarë moti do të kemi sot dhe nesër?

Në Kosovë gjatë ditëve të vikendit (sot dhen nesër) pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Ndërsa ditën e shtunë, reshjet do të jenë më të theksuara dhe parashihet ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Temperaturat për ditën e sotme në Kosovë do të lëvizin prej 19 deri në 28 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Për ditë e shtunë temperaturat pritet të sillen ndërmjet 21 deri në 26 °C. Edhe e diela pritet të jetë me mot pothuajse të kthjellët, ku temperaturat do të lëvizin prej 17 deri në 23 °C.