Zbulo të panjohurën

Dafina dhe Shqipriu sjellin ‘coverin’ e këngës ‘Duro Duro’

Janë bërë bashkë për një tjetër duet.

Pas suksesit të potpurisë së tyre të parë që arriti thuajse 5 milionë klikime në Youtube, Dafina Dauti dhe Shqipri Kelmendi kanë ardhur me një tjetër projekt.

Por, kësaj radhe, bëhet fjalë për këngën “Duro Duro” e cila është sjell në versionin ‘cover’ nga ana e tyre.

Duke e performuar në stilin e tyre, dyshja kanë dhënë performancë të shkëlqyer.

“Duro Duro” u finalizua edhe me klip dhe Dafina e Shqipriu së shpejti do e sjellin edhe një këngë të tyre origjinale.