Zbulo të panjohurën

E rëndë: Gjendet e varur një 20-vjeçare në Kamenicë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Në fshatin Poliqkë të Kamenicës sonte rreth orës 16:45 është gjetur një grua e varur në degën e një lisi, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftojnë se viktima A.M 20-vjeçare, është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë.

Sipas të njëjtëve sinjalizues, trupi i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në IML për obduksion.