Zbulo të panjohurën

E rëndë: Vdes një grua në Vushtrri, bie në bunar

Një grua në mëngjesin e djeshëm ka ndërruar jetë, e cila ka rënë në një bunar në Komunën e Vushtrrisë.

Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në emergjencë ku mjeku ka konstatuar vdekjen.

Rasti ka ndodhur dje në orën 08:30.

“Vushtrri 15.09.2020 – 08:30. Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se ajo ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në njoftim.