Zbulo të panjohurën

E trishtë: Kjo është gruaja nga Skenderaj që u ther 11 herë me thikë nga burri, ishte në rrezik për jetën

Dje rreth orës 6:00 të mëngjesit, një person rreth 40 vjeç nga Klina e Poshtme e Skënderajt, mësues i artit në Mitrovicë, kishte qëlluar me thikë gruan e tij derisa ajo ishte duke fjetur.


Reporteri.net mëson se gruaja që u ther me thikë nga burri, është një mësuese 36 vjeçare e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Mitrovicë, me iniciale Q.B.

Mësohet se edhe burri i saj, që e theri me thikë, është mësues në qytetin e Mitrovicës dhe kishte pasur probleme me ligjin për dhunë.

Madje, mësohet se ai ishte edhe i dënuar më 12 muaj burg për dhunë, pasi ishte lajmëruar në Polici edhe tri herë të tjera.

Ndërkohë, Qëndresa që ka shpëtuar nga 11 plagë, e mori ndihmën e parë në Spitalin e Skënderajt, nga ku u përcoll në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Mirëpo, gjendja e rëndë, bëri që ajo të dërgohet në QKUK.

Aty u operua dhe i ka dy duart e vendosura në gips, të cilat plagë u shkaktuan një natë më parë nga burri, i cili mësohet se është arrestuar.

Ndryshe, Qendra e KMDLNJ në Mitrovicë, e ka dënar rastin, duke e quajtuar “tentim vrasje” dhe kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që dorasin “ta nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’ia shqiptojnë dënimin e merituar