Zbulo të panjohurën

Edhe sonte prishtinasit përballen me ajër të ndotur

Ajri i pashëndetshëm është kthyer në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, ku ndotja aktualisht shënon nivelin prej 142 PPM, shkruan Gazeta Metro.

Ambasada e SHBA’ve në Kosovë mat çdo ditë nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë dhe e publikon në ueb-faqen e saj.

Nga matjet e bëra sot në ora 22:00, ajri në Prishtinë është i ndotur dhe i pa shëndetshëm për një grup të caktuar njerëzish, ku niveli është prej 142 PPM.

Ndërkaq gjatë ditës niveli i ndotjes ka qenë më i madh, ku është shënuar niveli prej 157 PPM që është shumë më i pashëndetshëm se vlera momentale.

Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë radhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Lidhur me ndotjen e ajrit, në Prishtinë ka pasur protesta vitet e kaluara.