Zbulo të panjohurën

Familjarja e Sarandës rrëfen si mbijetoi deputetja në masakrën e familjes Bogujevci

E mbijetuara e masakrës ka folur për ngjarjen më të rëndë në jetën e saj, thotë se është fyer shumë nga zv. kryeministri i Kosovës.

Gjurmët e plumbave janë  nëpër muret  e shtëpisë.

Ato ruhen ende, ndonëse është kujtimi më i keq për familjen Bogujevci nga Podujeva.

Por anëtarët e kësaj familje që humbi shumë gjatë luftës kanë vendosur që edhe në këtë formë të tregojnë krimet që kishin kryer forcat serbe gjatë luftës.

 

Ishte 8 marsi i vitit 1999.

Familja Bogujevci ishte brenda kësaj shtëpie, kur në oborr u futen paramilitarët serbë.

Njësiti “Shkorpionët” nxorën anëtarët nga shtëpia dhe në këtë vend i pushkatuan.

Emrat e të vrarëve në këtë masakër ku mbetën të vrarë 14 anëtarë të familjes Bogujevci dhe Duriqi janë vendos në një kënd shtëpisë brenda së cilës tash nuk jeton askush.

Shumë u vranë e të tjerët janë larguar nga Kosova.

E familjarët e mbetur e kujtojnë me dhimbje këtë ngjarje.

Pjesë e kësaj historie të dhimbshme është edhe Saradna e cila ndonëse u godit 16 herë i mbijetoi kësaj masakre, bashkë me Fatosin dhe Jehonën.

Elfete Sheholli, mes dhimbjesh tregon fatin e Saranda Bugojevcit.

Deklarat e Driton Selmanajt, zv. kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.

Për krimet që shteti serb i bëri mbi familjen e saj, Bogujevci ka treguar para disa vitesh edhe në Beograd në prezencën e ish kryeministrit të Serbise