Zbulo të panjohurën

Flamuri i UÇK-së valëvitet para objektit të Gjykatës në Hagë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Sepcializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka mbërritur në Hagë dje, ndërsa paraprakisht Thaçi tha se sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-së që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara dhe ai i është përgjigjur njejtë.

Pikërisht në këtë ditë kur Thaçi do të jep deklaratën e parë në Hagë para organeve të drejtësisë, një kosovar që jeton në diasporë ka vendosur flamurin e UÇK-së para objektit ku pritet të intervistohet presidenti.

Valon Avdija nga Istogu ka thënë se ai lokacion në Hagë, ka patur nevojë për këtë ndryshim të vogël./Gazeta Sinjali/