Zbulo të panjohurën

Flasin familjarët e 77 vjeçarit të infektuar me Covid-19, thonë se ai vizitoi shumë miq pas kthimit nga Italia

Kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre. Andaj, i gjithë fshati ka mbetur i zbrazët.

Në fshatin Stubëll, të komunës së Vitisë, një person i moshës 77 vjeçare u identifikua së është prekur nga virusi Covid-19.

Sarë Gjergji, familjar i këtij personi, thotë se 77 vjeçari kishte qenë për vizitë në Itali.

E me tu kthyer në Kosovë, Gjergji rrëfen se ai kishte bërë disa vizita e takime me familjarët.

E pasi 77 vjeçari u konfirmua se është prekur nga virusi, të infektuar dolën edhe djali i tij së bashku me gruan.

Të dy janë dërguar për trajtim në QKUK.

E simptoma të njëjta sipas Gjergjit tani ka filluar të ketë edhe nipi i 77 vjeçarit.

Ky 17 vjecar, duket se kishte pasur simptoma gjatë të Shtunës në mbrëmje.

Në një video dërguar televizionit, djaloshi kërkoi që ekipet shëndetësore ti dalin në ndihmë.

Përderisa, gjyshi babai dhe nëna e tij kanë dalë pozitiv në analizat për koronavirus dhe po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK’së, 17 vjeçari së bashku me fëmijët tjerë të familjes, kërkuan disa herë ndihmë mjekësore.

Por, sipas tyre një ndihmë e tillë nuk iu ofrua.

E kontakte me 77 vjeçarin, gjatë kohës kur ai u kthye nga Italia kishte pasur edhe vetë  familjari i tij që foli për T7.

Por, ai mohon të ketë simptoma të virusit

Ndërkohe, Gjergji thotë së në fshatin Stubëll, banorët nuk po dalin nga shtëpitë e tyre.

Ata nuk kanë ankesa për rezerva ushqimore, por kanë frikë se virus mund ti prekë edhe familjet tjera në këtë fshat.

Ndërkohë, pas gjithë këtyre kërkesave për vizita shëndetësore, mjekë e infektolog të Dielën në mesditë vizituan shtëpinë  ku po qëndrojnë të izoluar fëmijët e familjarëve të prekur me korona virus.

E kryetari i kësaj komunë Sokol Haliti, i kontaktuar nga T7 tha se u janë dërguar disa maska e dorëza por që nuk janë të mjaftueshme.

Haliti tha se megjithatë ata po punojnë pa ndalur që situata të jetë nën kontroll por që nuk e kishin pritur se një gjë e tillë mund t`u ndodhte.

Ai thotë se në Viti nuk ka shumë mërgimtarë nga Italia, por se personi që është infektuar ka takuar edhe persona të tjerë.

Mjekët i kanë marrë mostrat e këtyre fëmijëve, për t’i dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për ekzaminim.