Zbulo të panjohurën

Flet Shkelzen Jetishi që e gjeti trupin e vdekur të Behar Morinës!

Është gjendur i vdekur Behar Morina, një ndër tupanxhijtë më të njohur në Kosovë.

Policia në Gjakovë ka pranuar një njoftim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar.

 

Indeksonline mëson se personi që e gjeti të varur në litar ishte këngëtari Shkelzen Jetishi- Xenin.

I kontaktuar nga Indeksonline, Xenin konfirmon lajmin se ai e ka gjetur.

Ai foli shkurtë, ku tha se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjën e tij.

“Ai është dhëndrri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, u shpreh Xeni.

Zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj i kontaktuar nga Indeksonline tregon se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.

“Rreth orës 20:30 minuta, policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore së bashku me shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. Personi i vdekur B. M., është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçar”, tha Xhurkaj.