Zbulo të panjohurën

Foto në shtrat me Arjonin, Ana e pranon në lot: Është gjithçka e vërtetë

Pas fotos që trazoi ujërat, të cilën Arjoni e postoi në rrjetin e tij social, ku shfaqej në shtrat me Anën, kjo e fundit ka sqaruar gjithçka në puntatën e sotme në Përputhen.


E shfaqur në lot në një lidhje Skype ajo tregon: “Është moment i vështirë, por ajo që më lëndon më shumë kur shoh mamin tim me lot, se unë e di që jam e pastër, dhe vëllezërve të mi u them që të mos bëjnë gabime karshi meje duke më parë nga emisioni. Unë dua të jem e fortë dhe t’u them vëllezërve të mi që të mos bëjnë gabime që nesër të pendohen”.

“Foto është e vërtetë, dhe dua ta sqaroj situatën. Në fillim të emisionit m’u duk djalë me vlera, pas disa puntatash më shkroi ai vetë, jashtë emisionit të gjithë jemi njerëz të tjerë. Atij t’i vijë turp për gjestin, se më ka fotografuar kur isha në gjumë. Të bësh ca foto për ca followers, është gjë e ulët. Foto është bërë para dy muajve kur Arjoni u bë pjesë e emisionit,” tha Ana.

“Ka bërë një gjë të fëlliqur, ai nuk e ka idenë se çfarë dëmi ka bërë të familja ime, unë e kam denoncuar për këtë shkelje privatësie dhe do t’i shkoj kësaj deri në fund,” tha Ana.