Gjatë ditës së djeshme në Ferizaj është gjetur pa shenja një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima mashkull është gjetur i vdekur në një shtëpi, teksa personi që e ka gjetur e ka lajmëruar rastin në Polici.
Pas marrjes së informatës, njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë në Ferizaj bëjnë me dije se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa në lidhje me këtë Policia e Kosovës ka nisur hetimet në mënyrë që të zbardhet rasti.