Zbulo të panjohurën

Hajnat shkatërrojnë me eksplozivë dy bankomatë në Ferizaj

Disa persona në Ferizaj kanë shkatërruar bankën fillimisht për të shpërthyer pastaj dy bankomatë.

Por pavarësisht kësaj, ata nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre për të marrë para,.

Ferizaj, 17.10.2020-05:45. Raportohet se persona të panjohur me force kanë depërtuar në bankë ku kanë demoluar bankën dhe me mjete shpërthyese kanë shpërthyer dy bankomatë mirëpo nuk kanë arritur të marrin paratë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.