Zbulo të panjohurën

“Hallakamë” në Prishtinë – policia arreston disa sirianë, ata kundërshtojnë e bërtasin

Policia e Kosovës ka arrestuar disa emigrantë sot gjatë ditës në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Në disa video të publikuara, emigrantët shihen duke kundërshtuar arrestimin e tyre, teksa ata janë edhe pa maska në fytyrë.

Ndërkohë, gjatë ditës u publikua edhe një video tjetër, ku disa emigrantë sirianë i përzënë nga një lokal në Prishtinë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtit persona që janë arrestuar.

Kosova është mbushur me shtetas të huaj muajt e fundit. Vetëm gjatë këtij viti azil në vend kanë kërkuar mbi 1 mijë e 200 të huaj. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Siria.