Zbulo të panjohurën

Ilaçet mund t’i “topitin” emocionet: Duhet të jeni të kujdesshëm me antidepresivët

Përdorimi i ilaçeve për zbutjen e simptomave të depresionit reflektohet në funksionimin seksual normal, mirëpo ka efekt domethënës edhe në emocione

Përdorimi i ilaçeve për zbutjen e simptomave të depresionit reflektohet në funksionimin normal seksual, mirëpo ka efekt të rëndësishëm edhe në emocione – thekson Helen Fisher, antropologe dhe hulumtuese moderne e teorisë së dashurisë në Universitetin Rutger, transmeton Telegrafi.

Autorja e shumë librave që kanë të bëjnë me këtë temë thekson që antidepresivët “topitin” aftësitë tona dashurore, përkatësisht “rrënojnë” mekanizmin sipas të cilit dashurohemi dhe qëndrojmë në lidhje.

– Personi i cili përdor këto ilaçe nuk është në gjendje të dashurohet, por as të mbajë lidhje dashurore pas marrjes së terapisë antidepresive – konsideron antropologia.

– Shumica janë e gatshëm të heqin dorë nga seksi në mënyrë që me ndihmën e ilaçeve të luftojnë depresionin, ndërkaq statistika tregon që shumica e atyre që janë në terapi kanë disfunksion seksual. Dhe, pak a shumë, atë nuk e mendojnë si barrë më të madhe se vetë sëmundja.

Mirëpo, shumica për shkak të shërimit të depresionit, megjithatë, nuk do të hynin në dashuri. Thjesht, nuk dëshirojnë të rrezikojnë aq shumë.

Hulumtimet tregojnë që antidepresivët ndryshojnë proceset bazike kimike në organizëm, andaj edhe pamundësojnë që të krijohet dhe të shpërthejë “zjarri” midis dy njerëzve.

Disa njerëz me fat mund të ndihen mirë menjëherë pas mjekimeve të para, por për të tjerët, nuk është kaq e thjeshtë. Mund të jetë e vështirë për të gjetur mjekimin e duhur