Zbulo të panjohurën

Javë e zezë: Në Gjermani humbën jetën 5 kosovarë në aksidente

Java që po e lëmë pas ishte javë tragjike për bashkëkombasit tanë që jetojnë në mërgim.


Brenda një jave, në Gjermani si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën pesë kosovarë, shkruan Rreporteri.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit nga Deçani që u goditën për vdekje nga një tren derisa po shkonin në shkollë si dhe për tre kosovarët e tjerë që po udhëtonin nga Gjermania në Zvicër.

Në ditën kur u varrosën dy vëllezërit nga Deçani, ndodhi edhe një aksident tjetër tragjik. Tre anëtarë të një familje  humbën jetën derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg në orët e mëngjesit.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetë në aksidentin që ndodhi dje në Gjermani.

Ambasada kosovare në Gjermani ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të dy aksidenteve.

“Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda pesë bashkatdhetarë. Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Ëürttemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”, thuhet në reagimin e Ambasadës. /Reporteri.net