Zbulo të panjohurën

Justin Bieber kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim pas akuzave për abuzim seksual

Ashtu siç kishte premtuar, këngëtari i njohur, Justin Bieber ka marrë veprime ligjore ndaj dy perdorueseve të mediave sociale, Danielle dhe Kadi, të cilat po e akuzojnë për abuzim seksual.

26 vjeçari po kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim për secilën akuzuese, shkruan People.

Dëshmia e Justin thotë: “Danielle pretendon se abuzimi ka ndodhur në hotelin ‘Four Seasons’ në 9 mars 2014, gjë që është e pavërtetë sepse unë në atë natë nuk kam qëndruar në atë hotel. Nga ana tjetër Kadi duket se ka qenë një fanse e cila ka pasur nevojë për pak vëmendje dhe ka pritur jashtë hotelit ku po qëndroja, por aq. Çdo gjë tjetër është e falsifikuar.”

Akuza e Kadit nisi nga postimi në rrjetin social Twitter i Danielle, ku ajo ndau historinë e saj. Kadi pretendon se Justin e ka puthur atë para hotelit Langham në New York në 5 maj 2015 dhe më pas e ka ngjitur te dhoma, ku është munduar ta përdhunojë, mirëpo ajo ka arritur t’ia mbathë./Gazeta Sinjali/