Zbulo te panjohurën

Gjërat që nuk duhet t’i prekni kurrë në spital

Në një spital, për shkak të rrjedhës së vazhdueshme të pacientëve, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe vizitorëve brenda, dhe jashtë dhomave, objektet që përdoren shpesh mund të krijojnë sasi të mëdha të baktereve dhe mikrobeve tjera.

Këto janë disa nga gjërat, të cilat nuk duhen prekur në spital, pasi përmbajnë një sasi të madhe bakteresh:

Mbajtëset e shtratit: Baktet dhe mikrobet, mund të jetojnë me javë të tëra në to. Sipas një studimi disa nga bakteret të cilat shkaktojnë diarre mund të jetojnë më muaj. Këto mbajtëse, nuk ka gjasa që të pastrohen gjatë qëndrimit tuaj në një dhomë spitali, prandaj është mirë që dikush nga familjarët tuaj ti pastrojë edhe, duke i dezinfektuar.

Tabakaja e ushqimit: Ajo tabaka e vogël, në të cilën vendoset dreka juaj, studiuesit e cilësojnë si një nga objektet më të sulmuara nga bakteret. Përafërsisht dy million pacientë në SHBA, sëmuren më një infeksion të fituar nga spitali, dhe rreth 90,000 njerëz vdesin prej tyre.

Shtylla metalike: Shtyllat metalike në të cilën vendoset serumi, nga punonjësit, kanë koloni bakteresh të cilat dinë të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, dhe të rënda. Këto infeksione janë të vështira për tu tratuar, dhe tejet të rrezikshme, sepse medikamentet e zakonshme nuk do t’I vrasin ato.