Zbulo te panjohurën

Studimi: Gratë janë shefa të shtëpisë

Gjashtë nga dhjetë meshkuj kanë pranuar që partnerja e tyre ka “kontroll total” se kur dhe sa shpesh do të kenë seks.

Femrat po ashtu vendosin gati për të gjitha gjërat sa u përket punëve të shtëpisë, dhe e marrin tërë mundin në duart e tyre kur është fjala te fëmijët, kështu që ato më së shpeshti zgjedhin emrin, por edhe se çka do të veshin apo cilën shkollë do ta ndjekin.

Dy të tretat e meshkujve thonë që “i besojnë plotësisht” vendimit të partneres së vet për atë se kur dhe çka duhet të hanë, ndërsa gjysma rregullisht kërkon leje për të ngrënë një lloj të caktuar të ushqimit, ndërsa numri i njëjtë i meshkujve e pyet partneren se a mundet ta pijë ndonjë pije të caktuar.

Hulumtimi ka treguar që femrat tashmë janë shtrigëzuar dhe kanë një varg të madh “të truqeve” për të bindur partnerin të dëgjojnë vendimin e tyre. Në mes tyre bëjnë pjesë edhe flirtimi dhe veshja e rrobave provokative, ndërsa meshkujt bindin me ndihmë të çokollatës dhe ëmbëlsirave tjera. /Telegrafi/