Zbulo të panjohurën

Kjo është shtëpia e parë dykatëshe në Drenicë, ishte ndertuar para 300 vitesh (Foto)

Para tre shekujsh në fshatin Gllobar të Drenasit kishte nisur ndërtimi i një shtëpie të re që për banorët e asaj kohe ishte një kuriozitet i madh. Në fakt befasia tek ta nisi, kur shtëpisë së ndërtuar me tulla filloi t’i ndërtohet edhe kati i dytë. Në atë kohë në Drenicë nuk kishte shtëpi më shumë se një kat, shkruan Magazina.al

Kjo shtëpi e ndërtuar në lagjen Binaku të fshatit Gllabar i ka rezistuar, kohës, stuhive e periudhave të vështira që ka kaluar ky rajon. Madje kjo kullë I mbijetoi edhe luftës së fundit, por u shemb pas vitit 1999, shkruan Magazina.al

Megjithatë ka mbijetuar një fotografi për të dëshmuar ekzistencën e kësaj kulle e cila mbetet në kujtesë të atyre që deri në vitin 2000 kanë pasur mundësi ta shohin në këmë këtë godinë.

Gazetari, Astrit Gashi, ka publikuar fotografinë ku shihet shtëpia e cila sipas tij është e para dy katëshe në Drenicë.

“Kjo shtepi ne fshatin Bletar ne lagjen Binaku ishte shtepia e pare dy katshe ne regjionin e Drenices sa e mbaje ne mend une apo me sakte qe i kishte rezistuar kohes. Pse ne shqiptaret nuk i ruajme vlerat tona. Ju ftoj te gjithve te shkruani qka dini per kete shtepi?

Më pas kanë nisur komentet. Njëri prej tyre ka qenë i Fatos Binakut, banor i lagjes ku ishte kjo shtëpi.

“Ka pas vjetersi afersisht 300 vjeqare. Te paret e lagjes sime ishin ndertuesit e kesaj Kulle”, ka shkruar Binaku. Magazina.al