Zbulo te panjohurën

Me veshje tradicionale, e fejuara e Milot Rashicës i ‘shkrin’ të pranishmit

Milot Rashica dhe e dashura e tij, Belkiz Kera janë prej çifteve më të dashura dhe mjaft të komentuara.

Dyshja është fejuar prej vitesh, ndërsa po bëhet gati për ceremoninë e martesës.

Ishte Belkiz ajo që tashmë ka mbajtur natën e kënaxheqit. Fotografitë nga nata e saj e veçantë ajo i ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram.

Bukuroshja nga Vushtrria ka sjell imazhe me disa veshje të ndryshme, por ajo që bie në sy është dukja me veshjen tradicionale, dimi e jelek.

Belkiz dukej si kukull, derisa veshja tradicionale i shkonte shumë e ajo dukej plotë shkëlqim.