Zbulo te panjohurën

Nuk do i besoni syve: Grimieri shqiptar u ‘shndërrua’ në grua për Halloween

Nëse nuk ta sqaronte se është ai në foto, me siguri askush nuk do ta dinte se kjo vajzë e bukur është Arbër Byqyti.

Grimieri i famshëm nga Kosova ka vendosur që këtë Halloween, të mos vijë i frikshëm, por t’i çudisë të gjithë duke u “shndërruar” në një vajzë.

“Nga Arbër në Arba”,-shkruan bashkangjitur fotos grimieri i famshëm.

Të shumtë kanë qenë personat që janë çuditur nga ky transformim i Arbërit. Madje edhe vipat e kanë uruar, pasi sipas tyre ajo çfarë ka bërë është një art.