Zbulo te panjohurën

Shkurte Fejza shumë “cool” në jetën e përditshme

Me dekada në skenë, bilbilin e këngës popullore shqipe jemi mësuar ta shohim të kuruar në çdo detaj në secilën paraqitje të saj.

Nga veshjet kombëtare e tek fustanat elegant Shkurte Fejza ka qenë gjithmonë e kujdesshme me veshjet e saj që veç moshës i ka përshtatur gjithmonë edhe me muzikën dhe vendin ku ka interpretuar, shkruan GazetaExpress.

Por ndryshe nga skena ku mbizotëron eleganca, Shkurta në jetën e përditshme duket të jetë një tip shumë sportiv. Kjo vërehet edhe nga fotografitë që publikon në rrjetet sociale.

E fundit ishte nga një udhëtim që këngëtarja bëri me bashkëshortin dhe disa miq në Selanik.

Nga fotografia vëmë re veshjen shumë të thjeshtë dhe sportive të Shkurtes ndryshe nga Shkurta e skenës që e kemi parë me dekada.

Së fundmi këngëtarja ishte e pranishme në spektaklin “Shiko kush luan” ku në njërën nga lojërat e programit ajo shprehu edhe dëshirën për t’u bërë gjyshe së shpejti.

Përballë njëra-tjetrës Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli na zbuluan shumë detaje interesante nga jeta e tyre.