Zbulo të panjohurën

Kryen grabitje me armë e të maskuar, gjykata merr vendim për dy të akuzuarit

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve K. R. dhe B. M., duke i shqiptuar dënim prej gjashtë (6) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 Euro.

Të akuzuarit me datë 29.10.2019, rreth orës 02:00 minuta në pompën e benzinës “Veda Petroll”, në fshatin Pasjan Komuna e Parteshit në bashkëveprim me dashje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të armatosur dhe të maskuar, kanë kryer grabitje nën kërcënimin e armës, fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët, e më pas marrin shumën prej 500 Euro dhe ikin nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, me datë 09.11.2018, rreth orës 19:20 minuta, në barnatoren “Lili” të fshatit Pasjan, të pandehurit të maskuar kanë tentuar të kryejnë grabitje, mirëpo pas britmave të punëtores, të pandehurit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprat penale “grabitje në bashkëveprim” dhe “grabitje në bashkëveprim e mbetur në tentativë” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).