Zbulo të panjohurën

Kryetari i LDK’së lavdëron Qeverinë Hoti që largoi reciprocitetin me Serbinë

Shefi i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Avdullah Hoti ka bërë mirë që ka hequr të gjitha barrierat për të vazhduar dialogun me Serbinë. Ka thënë se ky hap çon në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm. Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE”, ka shkruar Mustafa, në një reagim pas votimit të Qeverisë për heqjen e reciprocitetit.

“Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë. Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm”, ka shtuar ai./GazetaExpress/