Zbulo të panjohurën

Kurti dhe Konjufca nisen drejt Gjermanisë, nuk e shfrytëzojnë zonën VIP në aeroport

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Në Aeroportin e Prishtinës Kurti është parë teksa i ka kryer kontrollet rutinore sikurse krejt udhëtarët e zakonshëm, dhe jo përmes zonës VIP, siç zakonisht bëjnë politikanët.

Për Kurtin kjo është vizita e parë në Evropë që kur mori drejtimin e qeverisë.

Ai drejt Gjermanisë ka shkuar bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme Glauk Konjufca.