Zbulo te panjohurën

Kurti shkon përsëri në takim me Mustafën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, vetëm sa ka dalë nga takimi me grupin parlamentar të partisë së tij dhe është nisur për ta takuar sërish liderin e LDK-së, Isa Mustafën, me të cilin po bisedojnë për ta arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, raporton portali “Front Online”.

Pak më herët Kurti dhe Mustafa kanë dalë nga takimi, ku është njoftuar se bisedimet do të vazhdojnë, pasi që ende nuk ka marrëveshje mes palëve.

Jozyrtarisht mësohet se LVV-ja dhe LDK-ja kanë mospajtime rreth ndarjes së Ministrive