Zbulo të panjohurën

Kurti s’ndalet, shkakron një zëvendësministër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga posti zëvendësministrin në detyrë, Bahrim Shabani.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani.

Shkarkimi i Shabanit, vjen në vazhdën e shkarkimeve që po i bën Kurti, pasi ka shkarkuar zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas së cilit u iniciua edhe mocioni i mosbesimit.