Zbulo të panjohurën

Kurti udhëton me ‘economy class’ për në Mynih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e sigurisë në Mynih.

Ky është udhëtimi i parë i Kurtit në një ngjarje kaq të rëndësishme ku do ta përfaqësojë Kosovën si kryeministër.

Ndërsa, privilegjet që po ia jep kjo detyrë, duket se Kurti nuk po i shfrytëzon. Ai që në nisje për në Mynih, në Aeroportin e Prishtinës, i ka kryer kontrollet rutinore sikurse krejt udhëtarët e zakonshëm, dhe jo përmes zonës VIP, siç zakonisht bëjnë politikanët, e për më tepër ka zgjedhur udhëtimin “economy class”, raporton Magazina.al

Kryeministri Kurti është fotografuar nga një pasagjer në avionin ku udhëtonte në mes të udhëtarëve e jo siç veprojnë zyrtarët e lartë të cilët zgjedhin zakonisht “Bussines class” e cila i kushton dyfish buxhetit./Magazina.al/