Zbulo të panjohurën

Ky është ​parashikimi i motit për javën e ardhshme

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

Java e ardhshme do të jetë e favorshme për bujqit për mbjelljen e kulturave vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës