Zbulo të panjohurën

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale. Ai ka bërë me dije se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka bërë me dije se ftesën për intervistim e ka pranuar të enjten.

“Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjykata Speciale deri tani ka ftuar për intervistim rreth 200 persona. Disa si dëshmitarë e të tjerë si të dyshuar.