Zbulo te panjohurën

16 vjeçarja, Rea Sylejmani, përfaqëson vajzat e Kosovës në Bruksel

16 vjeçarja nga Ferizaji, Rea Sylejmani, është duke përfaqësuar Kosovën në Bruksel në kuadër të ngjarjes “European  Week of Action for Girls” si anëtare e grupit monitoruese Respect Our Right.

Gjatë kësaj ngjarjeje Rea pati rastin të flas para deputetëve të Parlamentit Europian duke i ngritur çështjet e barazisë gjinore me rëndësi për vajzat dhe gratë në Kosovë dhe më gjerë.

Save the Children, zyra në Kosovë bëjnë të ditur se grupi Respect Our Right ku bënë pjesë Rea, është themeluar nga kjo organizatë dhe së bashku me Organizatën Syri i Vizionit është mbështetur me ngritje të kapaciteteve të fëmijëve për të kërkuar të drejta më të mira për fëmijët në Kosovë.