Zbulo te panjohurën

Ambasada amerikane: Kosova e Serbia të punojnë ngushtë e shpejtë për të ecur drejt të ardhmes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një kumtesë për media kanë dhënë detaje rreth vizitës së ambasadorit Richard Grenell në Prishtinë dhe Beograd përgjatë 9 dhe 10 tetorit.

Në këtë kumtesë thuhet se në Prishtinë, Grenell ka takuar presidentin Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

Ndërkohë përgjatë vizitës në Beograd, ka takuar presidentin serb, Aleksander Vucic dhe kryeministren, Ana Bernabiq.

Qëllim i kësaj vizite thuhet se është bërja bashkë e partnerëve të SHBA’së në Kosovë e Serbi për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon.

Në fund thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë për të ecur drejt të ardhmes.