Zbulo te panjohurën

Bashkëshortja e presidentit Thaçi pozon si çikë e re, merr vëmendje në Instagram

Zonja e parë e shtetit duket bukur në fustan të zi Bashkëshortja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Lumnija është ndër gratë më të komentuara të politikanëve kosovarë.

Për dallim nga bashkëshorti, i cili ka rrjete sociale, në të cilat publikon pamje të ndryshme nga jeta private dhe publike, zonja e parë nuk mund të gjendet në asnjë rrjet social.

Fotografitë e saj nga ahengjet apo ndejat e ndryshme mund të shihen vetëm nga të afërmit apo kolegët e saj, të cilët i publikojnë në rrjete sociale.

Kjo ndodhi edhe sot, kur disenjatorja e njohur, Vjollca Llapashtica në profilin e saj në instagram publikoi disa fotografi tejet të bukura të zonjës së parë të shtetit.

E veshur me fustan të gjatë ngjyrë të zezë, me flokë të rregulluara bukur, bashkëshortja e Thaçit duket mjaft bukur në koleksionin e fundit. Kujtojmë që, Presidenti Hashim Thaçi dhe Lumnija janë martuar qe disa dekada dhe nga martesa kanë djalin Endritin.