Zbulo te panjohurën

Dy skenarët që mund të çojnë në dështimin e seancës së 22 gushtit!

Takimi i djeshëm mes liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të VV-së, Albin Kurti nxiti shumë panik, ku një fotografi e tyre në një kafe mëngjesi ka ngjallur një frikë tek kampi politik i PAN-it.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe Albulena Haxhiu.

“Kjo kafe mëngjesi ka sjellë një trishtim, tek PDK-ja, po paramendo po të bëhet koalicion çka bëhet këtu”, tha Haxhiu.

Ajo ka theksuar se janë treguar të hapur sa i përket një koalicioni me LDK-në sepse konsiderojnë që opozita e vërtetë përbehet prej dy subjekteve më të mëdha në Republikën e Kosovës që është VV dhe LDK dhe kjo do të jetë qeverisja e ardhshme.

Por kur kanë mbetur me pak se 10 ditë, gjerë në thirrjen e seancës së Kuvendit, ku deputetët pritet të votojnë lidhur me ndërprerjen e vazhdimit të mandatit të kësaj legjislature pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj.

Në parim të gjitha partitë kanë mbështetur, një votim dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme, por duhet të peshohen mirë nga interesat e thella të liderëve dhe atyre, që janë të joshur më pushtet dhe të zhytura në privilegje abuzime dhe korruptive.

Rreziku që mund të iu ikë nga duart pushteti e kanë ndjerë më së shumti PDK-ja, dhe satelitët e saj.

Edhe për faktin se shefi i tyre Veseli, ka deklaruar disa herë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, por ndryshe mendon, ish- shefi i PDK-së Thaçi i cili vazhdon të ketë një ndikim tek deputetët të cilët janë nën influencën e tij që ata të mos votojnë për shpërndarjen e Kuvendi me 22 gusht.

Presidenti vazhdon të luajë me kohën dhe nuk ka qenë i gatshëm, jo vetëm të shpërndajë Kuvendin, por as të realizojë, formalisht konsultime me partitë parlamentare, kjo e obliguar në rastin kur qeveria bie.

Një tjetër arsye që mund të çojë në dështimin e shpërndarjes së Kuvendi, është ajo e kuorumit.

Lidhur më ketë burime nga Parlamenti i Kosovës kanë thënë se ekziston një rrezik real që me 22 gusht, seanca e thirrur të dështojë për shkak të mungesës së deputetëve dhe si pasojë të mos votohet shpërndarja e parlamentit.

Ky veprim, thonë burime të Syri.net Kosovës i shkojnë më shumë përshtati PDK-së.

Pasi në ato kushte ato do të tentojnë të marrin postin e kryeministrit dhe një qeveri të mundshme, me PSD-në në vend të AAK-së, deri në pranverën e ardhshme.