Zbulo te panjohurën

Dy të mitur arratisen nga burgu në Lipjan, njërin e dorëzon familja sërish

Dy të mitur raportohen të kenë arritur të arratisën mbrëmë, rreth mesnatës, nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Njëri nga të arratisurit është kthyer sërish në këtë qendër nga prindi i tij. Ndërsa i mituri tjetër gjendet ndodhet ende në kërkim.

Rastin e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“ Është e vërtetë, dje janë arratisur. Njërin e ka kthyer familja, tjetri është në kërkim”, ka thënë Thaçi për portalin ‘Sinjali’.